Udhëzimet e Llotarisë Amerikane DV-2017
- Programi vjetor i llotarisë eshtë i disponueshëm vetëm për personat që plotësojnë kushtet e thjeshta, por të rrepta, të pranueshmërisë të kërkuara nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Një kompjuter përzgjedh rastësisht aplikantët për vizën e llotarisë. Vizat shpërndahen midis 6 rajoneve gjeografike, pjesa më e madhe e të cilave u shkon rajoneve me raport të ulët emigracioni, dhe asnjë vizë nuk u shkon vendeve që kanë dërguar më shumë se 50,000 emigrantë në SHBA gjatë 5 viteve të fundit. Brenda secilit rajon, asnjë vend i vecantë mund të marrë më shumë se 7% të vizave të llotarisë të disponueshme cdo vit.
Për llotarinë e vitit 2015(DV-2017), asnjë shtet nuk është hequr apo shtuar nga lista e kaluar e vendeve të pranueshme për llotarinë.
Departamenti Amerikan i Shtetit ka nisur sistemin e regjistrimit elektronik duke filluar që me llotarinë e vitit 2005 në mënyrë që procesi të jetë sa më efikas dhe i sigurtë. Departamenti përdor teknologji speciale dhe mënyra të tjera për të identifikuar ata persona që kryejnë mashtrim për qëllime emigracioni ilegal ose për ata persona që bëjnë regjistrime të shumëfishta.
- I lindur në një nga Vendet kualifikuese: Në shumicën e rasteve kjo kupton Vendin (shtetin) në të cilin aplikanti ka lindur. Gjithësesi, ka edhe dy mënyra të tjera, me të cilat një person mund të kualifikohet. E para, në qoftë se një person ka lindur në një Vend ku Vendasit e këtij Vendi janë të pazgjedhshëm për të aplikuar por bashkëshorti(ja) e tij/i saj ka lindur në një Vend ku Vendasit janë të zgjedhshëm për të aplikuar, ky person mund të pretendojë Vendin e lindjes së bashkëshortit(es) dhe në këtë mënyrë të dyve do ti lëshohet viza që ata të hyjnë në Sh.B.A. njëkohësisht. E dyta, në qoftë se një person ka lindur në një Vend ku Vendasit e këtij Vendi janë të pazgjedhshëm, por as njëri as tjetri nga prindërit e tij/saj kanë lindur ose banuar atje në kohën kur personi ka lindur, një person i tillë mund të pretendojë Vendlindjen në një nga Vendlindjet e prinderve të tij/saj, në qoftë se ky Vend është i kualifikueshëm për programin e DV-2017.
- Për t’u regjistruar në llotari, ju duhet të plotësoni kërkesat e edukimit OSE të eksperiencës së punës të programit të llotarisë. Edukim ose punë e kualifikueshme: Ju duhet të keni një edukim të mesëm ose të barabartë, të përcaktuar si 12-vjet edukim fillor dhe të mesëm të përfunduar plotësisht (pra të vërtetoni me bindje që keni mbaruar 12-vjet shkollë të plotë); OSE të keni 2-vjet eksperiencë pune brënda 5-viteve të shkuara në një punësim që kërkon të paktën 2-vjet trajnim ose eksperiencë për të ushtruar. Për të përcaktuar eksperiencën e kualifikueshme të punës do të përdoret Baza e të Dhënave të Departamentit Amerikan të Punës . Për më shumë informacion, ju lutemi lexoni përgjigjen e pyetjes 13 të këtij dokumenti.Në qoftë se ju nuk mund të keni këto kërkesa, ju NUK duhet të aplikoni në Programin e Llotarisë.
- Për t’u regjistruar në llotari, ju duhet të plotësoni kërkesat e edukimit OSE të eksperiencës së punës të programit të llotarisë. Edukim ose punë e kualifikueshme: Ju duhet të keni një edukim të mesëm ose të barabartë, të përcaktuar si 12-vjet edukim fillor dhe të mesëm të përfunduar plotësisht (pra të vërtetoni me bindje që keni mbaruar 12-vjet shkollë të plotë); OSE të keni 2-vjet eksperiencë pune brënda 5-viteve të shkuara në një punësim që kërkon të paktën 2-vjet trajnim ose eksperiencë për të ushtruar. Për të përcaktuar eksperiencën e kualifikueshme të punës do të përdoret Baza e të Dhënave të Departamentit Amerikan të Punës . Për më shumë informacion, ju lutemi lexoni përgjigjen e pyetjes 13 të këtij dokumenti.Në qoftë se ju nuk mund të keni këto kërkesa, ju NUK duhet të aplikoni në Programin e Llotarisë.
PROCEDURAT E APLIKIMIT TË DV-2016 ME USA GREENCARD KOSOVA
- Departamenti Amerikan i Shtetit do të pranojë vetëm Regjistrime Elektronike gjatë periudhës së regjistrimit duke filluar nga ora 18:00 e datës 1 Tetor 2015 dhe duke mbaruar në orën 18:00 të datës 3 Nëntor 2015.
- Në rast se ka më shumë së NJË regjistrim për një individ, atëherë të gjitha regjistrimet në emër të këtij individi do të s’kualifikohen, pavarësisht se kush e ka regjistruar këtë individ. Ju mund të regjistroheni vetë personalisht online, ose mund që edhe dikush tjetër t’a bëjë regjistrimin për ju.
Pas regjistrimit të suksesshëm, ju do të lexoni në ekran, emrin tuaj dhe një numër unik identifikimi 16 shifror. Ju mund ta stamponi (print) këtë konfirmim regjistrimi në mënyrë për të ruajtur të dhënat tuaja. Duke filluar nga data 6 Maj 2016, ju mund të lexoni statusin e regjistrimit tuaj në faqen e Kontrollit të Statusit tё tё Regjistruarve, duke vendosur numrin unik të identifikimit tuaj dhe informacionin tuaj personal.
- Eshtë shumë e rëndësishme që të gjitha fotografitë e kërkuara të regjistrohen sipas formatit te percaktuar nga Departamenti I Shtetit . Regjistrimi juaj do të s’kualifikohet në qoftë se fotografitë e kërkuara nuk regjistrohen sipas specifikave
- Prandaj për shkak të mënjanimit të gabimeve të shumta të cilët po I bëjnë njerëzit kur po I bëjnë fotografitë atëherë kemi vendosur që të ofrojmë edhe sherbimin professional të fotografive të cilat para se të ngarkohen në sistem do të testohen për kualitetin e paracaktuar nga Departamenti I Shtetit .
- Fotografi të kohëve të fundit dhe jo më të vjetër se 6 muaj duhen regjistruar elektronikisht për secilin nga pjestarët e familjes tuaj:
fotografia juaj
e bashkëshortit/es tuaj
e cdo fëmije të pamartuar nën moshën 21 vjec, duke përfshirë të gjithë fëmijët e natyrshëm gjithashtu edhe fëmijët e adoptuar-ligjërisht apo fëmijët e bashkëshortit/es, edhe në qoftë se një femijë është shkëputur nga banimi me ju ose nuk dëshiron të emigrojë me ju.
- Nëse dështoni të regjistroni fotografinë e duhur për secilin pjestar të familjes atëherë aplikimi juaj dhe i të gjithë pjestarëve të familjes do të s’kualifikohet në kohën kur ju të intervistoheni për vizë. Një fotografi dixhitale e juaja, e bashkeshortit/es tuaj dhe secilit fëmijë duhet regjistruar në Internet së bashku me Formularin Elektronik të DV-2017.
PERZGJEDHJA E APLIKANTEVE
Aplikantët do të përzgjidhen rastësisht nga kompjuteri midis të gjithë aplikimeve të kualifikuara.Aplikimet e përzgjedhura do të njoftohen nёpёrmjet faqes sё Kontrollit tё Statusit tё tё Regjistruarve, dhe NUK do të njoftohen me e-mail. Personat që nuk do të përzgjidhen, nuk do të marrin asnjë lloj njoftimi. Ambasadat dhe Konsullatat amerikane nuk do të publikojnë ndonjë listë të aplikantëve fitues. Bashkëshortet dhe fëmijët e pamartuar nën moshën 21 vjec të aplikantëve fitues mund të aplikojnë për viza për të shoqëruar ose për t’u bashkuar cështjes së aplikantit kryesor, në mënyrë që të procesohen me vizë. Vizat e llotarisë DV-2017 do të lëshohen gjatë periudhës 1 Tetor 2016 deri me 30 Shtator 2017.
Përpunimi i aplikimeve dhe lëshimi i vizave tek aplikantët fitues dhe pjestarëve të pranueshëm të familjes së tyre, duhet të procesohen deri në mesnatë të 30 Shtatorit te 2017. Mbas kësaj date, nën asnjë rrethanë, nuk mund të lëshohet asnjë vizë e llotarisë DV-2017, gjithashtu asnjë pjestar i familjes nuk mund të marrë vizat e programit DV-2017, për t’u bashkuar me aplikantin kryesor në SH.B.A pas kësaj date.