Kushtet e aplikimit
- Për llotarinë e vitit 2017, vendasit e shteteve të mëposhtme nuk janë të pranueshëm për të aplikuar, sepse këto shtete kanë dërguar në total më shumë se 50,000 emigrantë në SHBA në pesë vitet e shkuara:
Bangladesh, Brazil, Kanada, Kinë (të lindurit në kontinent), Kolumbi, Republika Domenikane, Ekuador, San Salvador, Haiti, India, Xhamaika, Meksikë, Nigeri, Pakistan, Peru, Filipine, Koreja e Jugut, Mbretëria e Bashkuar (me përjashtim të Irlandës së Veriut) territoret e varura prej saj dhe Vietnam.
Personat e lindur në Hong Kong SAR, Makau SAR dhe Taivan janë të ligjshëm.
Nuk ka ndryshime këtë vit përsa i përket pranueshmërisë në programin DV-2017.
.
- I lindur në një nga Vendet kualifikuese: Në shumicën e rasteve kjo kupton Vendin (shtetin) në të cilin aplikanti ka lindur. Gjithësesi, ka edhe dy mënyra të tjera, me të cilat një person mund të kualifikohet. E para, në qoftë se një person ka lindur në një Vend ku Vendasit e këtij Vendi janë të pazgjedhshëm për të aplikuar por bashkëshorti(ja) e tij/i saj ka lindur në një Vend ku Vendasit janë të zgjedhshëm për të aplikuar, ky person mund të pretendojë Vendin e lindjes së bashkëshortit(es) dhe në këtë mënyrë të dyve do ti lëshohet viza që ata të hyjnë në Sh.B.A. njëkohësisht. E dyta, në qoftë se një person ka lindur në një Vend ku Vendasit e këtij Vendi janë të pazgjedhshëm, por as njëri as tjetri nga prindërit e tij/saj kanë lindur ose banuar atje në kohën kur personi ka lindur, një person i tillë mund të pretendojë Vendlindjen në një nga Vendlindjet e prinderve të tij/saj, në qoftë se ky Vend është i kualifikueshëm për programin e DV-2017.
- Për t’u regjistruar në llotari, ju duhet të plotësoni kërkesat e edukimit OSE të eksperiencës së punës të programit të llotarisë. Edukim ose punë e kualifikueshme: Ju duhet të keni një edukim të mesëm ose të barabartë, të përcaktuar si 12-vjet edukim fillor dhe të mesëm të përfunduar plotësisht (pra të vërtetoni me bindje që keni mbaruar 12-vjet shkollë të plotë); OSE të keni 2-vjet eksperiencë pune brënda 5-viteve të shkuara në një punësim që kërkon të paktën 2-vjet trajnim ose eksperiencë për të ushtruar. Për të përcaktuar eksperiencën e kualifikueshme të punës do të përdoret Baza e të Dhënave të Departamentit Amerikan të Punës . Për më shumë informacion, ju lutemi lexoni përgjigjen e pyetjes 13 të këtij dokumenti.Në qoftë se ju nuk mund të keni këto kërkesa, ju NUK duhet të aplikoni në Programin e Llotarisë.
- Për t’u regjistruar në llotari, ju duhet të plotësoni kërkesat e edukimit OSE të eksperiencës së punës të programit të llotarisë. Edukim ose punë e kualifikueshme: Ju duhet të keni një edukim të mesëm ose të barabartë, të përcaktuar si 12-vjet edukim fillor dhe të mesëm të përfunduar plotësisht (pra të vërtetoni me bindje që keni mbaruar 12-vjet shkollë të plotë); OSE të keni 2-vjet eksperiencë pune brënda 5-viteve të shkuara në një punësim që kërkon të paktën 2-vjet trajnim ose eksperiencë për të ushtruar. Për të përcaktuar eksperiencën e kualifikueshme të punës do të përdoret Baza e të Dhënave të Departamentit Amerikan të Punës . Për më shumë informacion, ju lutemi lexoni përgjigjen e pyetjes 13 të këtij dokumenti.Në qoftë se ju nuk mund të keni këto kërkesa, ju NUK duhet të aplikoni në Programin e Llotarisë.
INFORMACIONI I KËRKUAR PËR REGJISTRIMIN ELEKTRONIK I CILI NEVOITET ME RASTIN E APLIKIMIT
- 1. EMRI I PLOTË – Mbiemri, Emri, Emri i Mesit (Jo i Babait)
- 2. GJINIA – Mashkull ose Femër;
- 3. QYTETI I LINDJES;
- 4. SHTETI I LINDJES;
- 5. SHTETI I PRANUESHËM OSE I KUALIFIKUESHËM PËR PROGRAMIN E LLOTARISË DV-2016
Vendi juaj i pranueshëm normalisht do të jetë i njëjtë me atë të lindjes. Kjo nuk ka lidhje me shtetin ku ju banoni;
- 6. FOTOGRAFIA E REGJISTRIMIT – Sigurohuni që të përfshni fotografinë tuaj, të bashkëshortit/es dhe secilit prej fëmijëve;
- 7. ADRESA E POSTËS – (Në emër të…, Adresa: Rruga, Lagjja, Numri i Pallatit ose Shtëpisë, ose Fshati/Komuna, Qyteti,Rrethi, Kodi Postar, Shteti;)
- 8. NUMRI I TELEFONIT – Jo e Detyrueshme;
- 10. ADRESA E POSTËS ELEKTRONIKE (EMAIL) – Shkruani një adresë të postës elektronike (e-mail) në të cilën ju keni akses të plotë dhe direkt. Ju NUK do të merrni një mesazh zyrtar përzgjedhjeje në këtë adresë. Gjithsesi, nëse aplikimi/hyrja juaj përzgjidhet dhe ju i përgjigjeni njoftimit të përzgjedhjes tuaj nëpërmjet Kontrollit të Statusit të tё Regjistruarit, ju do të merrni e-maile të tjera komunikuese nga Departamenti i Shtetit “Qendra Konsullore në Kentucky (QKK)”, duke ju njoftuar që informacioni me detaje i intervistës për vizën emigruese ёshtё vendosur në Kontrollin e Statusit të Regjistrimit. Departamenti i Shtetit kurrë nuk do t’ju dërgojё një e-mail duke ju thënë se ju jeni përzgjedhur për programin e DV-sё.
- 11. CILI ËSHTË NIVELI MË I LARTË I EDUKIMIT QË KENI ARRITUR, DERI NË KËTË DITË? – Ju duhet të tregoni NJË nga nivelet e edukimit ju përket: (1) Vetëm Shkollë Fillore, (2) Shkollë të Mesme, i/e pa diplomuar, (3) Shkollë të Mesme, i/e diplomuar (4) Shkollë Profesionale, (5) Disa Kurse Universitare, (6) Universitet, i/e diplomuar, (7) Disa Kurse me nivel Pas-Universitar, (8) Master, i/e diplomuar, (9) Disa Kurse me nivel Doktorature, (10) Doktoraturë, i/e diplomuar;
- 12. STATUSI MARTESOR – I pa-martuar, I martuar, I ndarë, I/E ve, Ligjërisht i/e ndarë;
- 13. NUMRI I FËMIJËVE – Regjistrimet DUHET të përfshijnë emrin, datën dhe vendin e lindjes të bashkëshortit/es tuaj dhe të gjithë fëmijëve-natyral, si dhe të gjithë fëmijëve ligjërisht të adoptuar ose të bashkëshortit/es, që janë të pamartuar dhe nën moshën 21 vjeç (përveç fëmijëve që kanë shtetësi amerikane, ose që kanë rezidencë ligjore të përhershme), edhe në qoftë se ju nuk jeni më i martuar ligjërisht me prindërin e fëmijës, edhe në qoftë se bashkëshortja apo fëmija nuk banojnë me ju apo nuk do të emigrojnë me ju duhen përfshirë. Vine re se fëmijët e martuar dhe fëmijët mbi moshën 21 vjeç nuk mund të përfshihen sepse nuk kualifikohen për programin e llotarisë amerikane DV-2017. Në qoftë se nuk i përfshini të gjithë fëmijët, që janë të pranueshëm, do të rezultojë në s’kualifikimin e aplikantit principal dhe refuzimin e vizës për të gjithë pjestarët e familjes që aplikojnë në kohën e intervistës për vizë;
- 14. INFORMACIONI MBI BASHKËSHORTIN(EN) – Emri, Data e Linjdes, Gjinia, Qyteti i Linjdes, Vendi/Shteti i Lindjes, Fotografia; Në qoftë se nuk përfshini bashkëshortin(en), do të rezultojë në s’kualifikimin e aplikantit principal dhe refuzimin e vizës për të gjithë pjestarët e familjes që aplikojnë në kohën e intervistës për vizë;
- 14. INFORMACIONI MBI BASHKËSHORTIN(EN) – Emri, Data e Linjdes, Gjinia, Qyteti i Linjdes, Vendi/Shteti i Lindjes, Fotografia; Në qoftë se nuk përfshini bashkëshortin(en), do të rezultojë në s’kualifikimin e aplikantit principal dhe refuzimin e vizës për të gjithë pjestarët e familjes që aplikojnë në kohën e intervistës për vizë;
- INFORMACIONI MBI FËMIJËT – Emri, Data e Lindjes, Gjinia, Qyteti i Lindjes, Vendi/Shteti i Lindjes, Fotografia: Përfshi të gjithë fëmijët e deklaruar në pikën 14 sipër.
KUJDES NGA MASHTRIMET
Kujdes nga Mashtrimi
Mesazhe Mashtrimi që i Dërgohen Fituesve: Nëse ju keni marrë një postë elektronike (e-mail) që ju njofton se aplikimi juaj për programin e Lotarisë Amerikane ishte fitues dhe në mënyrë që të vazhdoni me aplikimin tuaj ju duhet të dërgoni një shumë të hollash (para) në emër të një personi, ju jeni viktimë e një mashtrimi. Vitet e shkuara, aplikantët fitues njoftoheshin nga Departamenti i Shtetit, Qendra Konsullore në Kentucky (QKK) me anë të postës, JO me e-mail dhe të përzgjedhurve u jepeshin udhëzimet se si të vazhdonin në hapat e mëtejshëm të procesit. QKK-ja nuk ju kërkon juve t’u dërgoni para (të holla) atyre, apo ndonjë Ambasade tjetër të Steteve të Bashkuara të Amerikës (SH.B.A.) me postë apo nëpërmjet shërbimeve si Western Union.
Për ata që kanë aplikuar për DV-2017, njoftimi zyrtar i përzgjedhjes do të kryhet drejtpërdrejt nëpërmjet Kontrollit të Statusit të Aplikimit (Entry Status Check) i cili gjendet ne kete link STATUS CHECK , i cili do të jetë në përdorim duke filluar nga data 5 Maj 2016, në faqen e Internetit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Byrosë së Çështjeve Konsullore “Aplikimi Elektronik për Vizat e Shumëllojshmërisë”. Kjo është e vetmja mënyrë me të cilën ju do të merrni njoftim të statusit të aplikimit tuaj. Nëse ju merrni një njoftim me anë të postës elektronike apo me postë rreth përzgjedhjes suaj në lotarinë E-DV, duhet të dini që ky njoftim nuk është i ligjshëm. Vetëm pasi ju të jeni përzgjedhur, pasi t’u jeni përgjigjur udhëzimeve të njoftimit të mundësuar për ju nëpërmjet Kontrollit të Statusit të Aplikimit, si dhe pasi të ketë filluar procesimi i rastit tuaj, vetëm atëherë ju mund të merrni në vazhdim e-maile komunikimi nga QKK-ja që ju njofton juve të shikoni Kontrollin e Statusit të Aplikimit për informacione të reja rreth aplikimit tuaj. QKK-ja nuk do t’ju kërkojë juve t’u dërgoni para atyre, kësaj Ambasade, apo ndonjë Ambasade tjetër të SH.B.A.-së me postë, apo shërbime të tilla si Western Union.
Llotaria Amerikane DV-2017
- Ju njoftojme tashme ju mund te asistoheni per aplikimin e llotarise amerikane nga stafi yne i specializuar duke filluar nga data 1 tetor 2015 si online duke na shkruar ne e-mail ashtu dhe ne zyren tone ne Prishtine e cila gjendet perballe me Parkingun e Hotel Grand ..