Vendas në përgjithësi do të thotë dikush i lindur në një vend të caktuar, pavarësisht se në cilin shtet jeton aktualisht personi dhe pavarësisht shtetësisë. Vendas gjithashtu do të thotë dikush i cili gëzon të drejtën t’i ngarkohet një shteti të ndryshëm nga shteti ku ka lindur, sipas dispozitave të Nenit 202(b) të Aktit të Emigracionit dhe Kombësisë. Për shkak se ekziston një kufizim numerik ndaj emigrantëve që vijnë nga një shtet apo nga një rajon gjeografik, çdo individ i ngarkohet një shteti. Ngarkimi juaj i referohet shtetit ndaj kufizimit të të cilit ju llogariteni. Shteti juaj i ngarkimit do të jetë në përgjithësi i njëjtë me vendin tuaj të lindjes. Gjithsesi, ju mund të zgjidhni si vend të ngarkimit, shtetin e lindjes së bashkëshortit apo bashkëshortes suaj, ose shtetin e lindjes së njërit nga prindërit tuaj nëse ju keni lindur në një shtet të ndryshëm nga ai i prindërve dhe në të cilin prindërit tuaj nuk ishin rezidentë në kohën kur ju keni lindur. Këto janë tre mundësitë e vetme për të zgjedhur shtetin tuaj të ngarkimit.Deklarimi i pasaktë i shtetit të ngarkimit mund të skualifikojë regjistrimin tuaj